Maqedoni

Pashka e Vogël, besimtarët ortodoksë festojnë ditën e Shën Mërisë

28.08.2020 16:34

Besimtarët ortodoksë sot festojnë Shën Mërinë, një nga festat më të mëdha kushtuar nënës së Jezu Krishtit...

Në mënyrë tradicionale, në këtë ditë, besimtarët ortodoksë e vizitojnë manastirin e Shën Mërisë në Matkë, ku këtë vit kjo festë po shënohet në pajtim me masat për mbrojtje nga koronavirusi.
 
Kreu i Komitetit Ortodoks, z.z. Stefani, u kërkoi besimtarëve të mendojnë për Perëndinë duke bërë më shumë vepra të mira.
 
“Të lutemi për shpresë, dashuri,  fe, e aq më shumë në këto kohëra të vështira kur po përballemi me shumë sfida e kur çdo ditë po dëgjojmë lajme për të vdekur dhe sëmurë mes nesh.”,- u shpreh Z. Z. Stefan.
 
Besimtarët në këtë festë të madhe uruan shumë fat, mirëqenie dhe dashuri për të afërmit e tyre.
 
“Fat, paqe dhe dashuri të ketë në çdo shtëpi, të na rriten fëmijët, vetëm përparim dhe ta ruajmë vendin tonë.”,- tha një qytetare.  
 
“Para së gjithash shëndet dhe fat.”,- theksoi një qytetar. 
 
“Të shërohet populli, të jemi të shëndetshëm dhe me fat të gjithë. Të largohet kjo sëmundje.”,- u shpreh një qytetar. 
 
Edhe pse në numër të madh, besimtarët i respektuan masat. Ata duke mbajtur maskat, ndezën qirinj për të afërmit e tyre dhe u lutën për ditë më të mira. Distanca sociale megjithatë nuk u respektua sa duhet.
 
Nuk munguan urimet për këtë festë të madhe edhe nga liderët politik.
 
BELINDA KOKA ADEMI