Maqedoni
VMRO-DPMNE nuk do të propozojë nënkryetar Kuvendi. Zaev: Nëse VMRO heq dorë, edhe LSDM do të tërhiqet
28.08.2020 17:43
VMRO-DPMNE heq dorë ka e drejta për të pasur nënkryetar në Kuvendin republikan...

Konsideron se pesë nënkryetarë janë të tepërt dhe e ngarkojnë buxhetin e Kuvendit. Madje konsiderojnë se edhe debati për këto funksione është i stisur.
“VMRO DPMNE u deklarua publikisht se as pranon dhe as nuk do të propozojë nënkryetar Kuvendi. Për këtë hap, ka dy arsye. E para është se një numër kaq i madh nënkryetarësh është ekonomikisht i paarsyeshëm pasi harxhohen paratë e qytetarëve dhe e dyta, behët fjalë për pozicione të sajuara nga LSDM dhe Zoran Zaev, vetëm për të tregtuar me funksione.”,- tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
Edhe LSDM tregohet e gatshme që të heq dorë nga posti i nënkryetarit nëse VMRO DPMNE e bën këtë hap.
Mandatari, Zoran Zaev, konsideron argumentimi i opozitës se rriten shpenzimet nuk qëndron pasi sipas tij diferenca mes pagës së deputetit dhe nënkryetarit është rreth 100-150 euro.
“Nëse VMRO DPMNE tërhiqet atëherë edhe LSDM do të tërhiqet dhe do t’u lëmë hapësirë partive më të vogla, që numri të jetë i vogël. Ata thanë: nuk e pranojnë propozimin e Zaevit, por mund të tërhiqemi. Kështu që të shohim se si do të veprojnë ashtu do të sillemi edhe ne. Besoj se me racionalizim maksimal jemi politikën e parë që premtuan racionalizim edhe të administratës publike pikërisht për kursimin e parave që nuk janë pa fund.”,- theksoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Seanca plenare për përcaktimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit u ndërpre pa afat. Ashtu si në mandatin e kaluar edhe në këtë mandat kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, propozon që Kuvendi të ketë pesë nënkryetarë nga partitë të ndryshme të përfaqësuara në Kuvend.
VMRO DPMNE nuk realizoi të drejtën për të propozuar nënkryetar Kuvendi edhe në mandatin e kaluar pasi, atëherë, kontestonte zgjedhjen e kryeparlamentarit Xhaferi.
SHPËTIM NUREDINI
