Ndarja e posteve të tjera në qeveri, Zaev: Ka kohë, do të zgjedhim të duhurit për postin
Edhe pse qeveria e re ende nuk e ka marrë votën nga kuvendi, sigurisht që partitë përbërëse të saj po diskutojnë...

Edhe pse qeveria e re ende nuk e ka marrë votën nga kuvendi, sigurisht që partitë përbërëse të saj po diskutojnë edhe për zëvendëskryeministrat, sekretarët shtetërorë dhe postet e tjera që u takojnë në kulaçin qeveritar, sipas marrëveshjes koalicionuese.
Jozyrtarisht flitet për 8 poste të zëvendësministrave që do tu takojnë shqiptarëve. Pasi të ndahen postet e mëdha, do u vijë radha edhe ndarjes së drejtorive, spekulimet për drejtimin e të cilave kanë filluar më herët edhe se për vetë postet ministrore.
BDI i ka bërë të ditura që më herë synimet e saj për disa drejtori të rëndësishme. Megjithatë mandatari njëherë pret të marrë votën për ekzekutivin e ri, e më pas të diskutojë për drejtoritë.
Ripërsëriti se nuk është me rëndësi cilat drejtori kujt do t’i takojnë, por a janë zgjedhur njerëzit e duhur në krye të tyre e për këtë drejtues nuk do të kërkohen vetëm nga partitë, por edhe nga ekspertët e profesionistët jashtë përkatësive partiake.
Ndarja e drejtorive do të ndodhë në shtator ose më së voni në tetor sqaroi Zaev.
