Botë
Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon, Rama: Harta spekulim, s’ka marrëveshje mes nesh
28.08.2020 18:29
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka përgënjeshtruar hartën e publikuar në mediat greke...

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka përgënjeshtruar hartën e publikuar në mediat greke, si shënjuese e re e ujërave territoriale të dy vendeve.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se Greqia po ushtron të drejtën e saj, në kohë kur Shqipëria e ka shfrytëzuar këtë të drejtë që prej vitit 1991 dhe shtoi se marrëveshja që do të bëhet në të ardhmen mes dy vendeve për ndarjen e kufirit detar, nuk ka lidhje me 12 miljet.
“Mosmarrëveshjen e kemi për ujërat territorialë, pasi nuk kemi dakordësim për këtë çështje. Hartat që kanë dalë, njësoj si harta që do të copëtohej Kosova, apo harta si do të shtrihet Shqipëria apo Serbia tej vetes janë spekulime. Që një marrëveshje ndërshtetërore nuk bëhet dot fshehurazi. E kam thënë këtë disa herë, nuk bëhet dot fshehurazi. Marrëveshja kalon në të gjitha etapat institucionale dhe bëhet ligj…Deklarata e Mitsotakis për zgjerimin me 12 milje, nuk ka lidhje me ujërat tanë territorialë. Ne po punojmë por nuk e kemi arritur këtë ende me palën greke. Shtrirja në 6 milje plus në ujërat territorialë është një e drejtë e çdo vendi. Këtë të drejtë Shqipëria e ka ushtruar, ne jemi shtrirë ndërkohë me 6 milje që prej 1990.”,- deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Greqia nuk e ka kontestuar dhe s’ka çfarë konteston. Ata që pyesin ku po shtrihet Greqia, i them që mes ujërave territorialë ka ujëra të ndërmjetme, “shelf kontinental". Ka rrugë edhe për të kaluar në det që janë rrugë të përbashkëta.
