Botë

Covid-19, 5 të vdekur e 112 raste të reja në Shqipëri

28.08.2020 19:00

5 të vdekur dhe 112 raste të reja me Covid-19, është bilanci i 24 orëve të fundit...

5 të vdekur dhe 112 raste të reja me Covid-19, është bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri. Kryeson Tirana, me 71 raste të reja.
 
“Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 801 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2 dhe 112 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 49 vjeçar nga Peqini, një 52 vjeçar nga Durrësi, një 72 vjeçare nga Fieri, një 81 vjeçare dhe një 82 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.”,- deklaroi Gentiana Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik – Shqipëri.