Botë

Janë shpëtuar rreth 50 refugjatë dhe emigrantë në afërsi të ishullit grek Rodos

28.08.2020 19:21

Anije me rreth 50 refugjatë dhe emigrantë mbrëmë vonë përmes numrit evropian për raste urgjente ka kërkuar ndihmë...

Anije me rreth 50 refugjatë dhe emigrantë mbrëmë vonë përmes numrit evropian për raste urgjente ka kërkuar ndihmë, në juglindje të ishullit Rodos ku për shpëtim ka intervenuar shërbimi bregdetar grek, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Siç kanë informuar mediat greke, anija me refugjatë dhe emigrantë me ndihmën e rimorkiatorit mëngjesin e sotëm ka arritur në ishullin Rodos, ndërsa konform protokolleve të gjithë do të testohen për Kovid-19./mia