Maqedoni
MPB: Përfundoi ekspertiza për sulmin ndaj qeverisë
31.10.2014 18:19
Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, ka njoftuar se ka përfunduar ekspertiza mbi sulmin ndaj godinës së Qeverisë...

Në dorë të Prokurorisë Publike janë të gjitha të dhënat, tha Jankullovska, e cila nuk ka dashur ta kualifikojë incidentin si terrorist.
Të gjitha provat dhe informacionet e deritanishme i janë dërguar prokurorisë.
“Lidhur me informacionet të cilat janë të mjaftueshme për publikun dhe ai duhet t’i dijë, prokurori do të vendosë se kur do t’i bëjë publike dhe në ç’farë forme do ta informojë publikun lidhur më këtë incident”- tha Jankullovska, duke u prononcuar për sulmin e së martës kur godina e qeverisë u sulmua me dy predha, pa shkaktuar dëme të mëdha dhe pasoja në njerëz.
