Së paku 14 të vdekur në sulmet me bombë në Afganistan
Së paku 14 persona, mes të cilëve edhe tre fëmijë, e humbën jetën sot, gjatë shpërthimi të bombave të vendosur në rrugë...

Së paku 14 persona, mes të cilëve edhe tre fëmijë, e humbën jetën sot, gjatë shpërthimi të bombave të vendosur në rrugë, në dy incidente të ndara, në pjesën jugore të Afganistanit, kumtuan autoritetet.
Nga shpërthimet janë lënduar tre persona. Zëdhënësi i guvernatorit të provincës Kandahar, Bahir Ahmadi tha se shpërthimi i parë, ku jetën e humbën 13 persona, ishte aq i fuqishëm sa që disa viktima vështirë janë identifikuar.
Sipas tij, sulmi i dytë ndodhi pak më vonë, në rrugën e njejtë, e më pas humbi jetën vozitësi i një kamioni, përderisa tre fëmijë janë lënduar.
Ai shtoi se viktimat ishin nisur për në dasmë. Deri më tani askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmet.
Zëdhënësi i talebanëve, Zabixhullah Muxhahid mohoi se grupi është përgjegjës për sulmet, duke thënë se ai rajon ishte vend ku më parë zhvilloheshin luftime dhe se bombat, sipas të gjitha gjasave, kanë mbetur nga ajo kohë./mia
