Botë

India ka regjistruar numër rekord prej 77.266 rastesh me koronavirus

28.08.2020 20:11

Në 24 orët e fundit në Indi janë regjistruar numër rekord i të infektuarve me koronavirus- 77.266...

Në 24 orët e fundit në Indi janë regjistruar numër rekord i të infektuarve me koronavirus- 77.266, ndërsa numri total ka arritur 3.38 milionë.

Pothuajse 47 për qind e rasteve të konfirmuara nga infektimet janë regjistruar në gusht.

Nga koronavirusi kanë vdekur edhe 1.057 persona, ndërsa numri total i viktimave arrin 61.529. India është e treta në botë sipas numrit të të infektuarve nga koronavirusi, pas SHBA-së dhe Brazilit dhe e katërta sipas rasteve të vdekshmërisë, pas SHBA-së, Brazilit dhe Meksikës./mia