Maqedoni

Gostivar, gjendet trupi pa jetë i vajzës që mbrëmë ra në Vardar

29.08.2020 10:52

Është gjetur pa jetë në ujrat e Vardarit, trupi i vjazës për të cilën mbrëmë familja alarmoi se lumi e mori me vete...

Është gjetur pa jetë në ujrat e Vardarit, trupi i vjazës për të cilën mbrëmë familja alarmoi se lumi e mori me vete. SPB Tetovë thotë se trupin e vërejtën banorët e fshatit Çajle, në një ranishte pranë këndit të lojrave për fëmijë dhe e paraqitën menjëherë rastin në polici.
 
19 vjecarja nga Gostivari ra në ujrat e lumit rreth mesnatës, nga një urë metalike pranë tregut të qytetit. Dëshmitarët okularë për policinë konfirmuan se një person mashkull u hodh pas saj në ujë në përpjekje për ta shpëtuar, po nuk arriti dot, pasi trupin e morën ujrat e rrëmbyeshëm. Policia ende është në kërkim edhe të tij, por ende nuk e kanë gjetur. Nuk dihen ende se cilat ishin shkaqet e kësaj tragjedie. Trupi i vajzës është dërguar për obduksion dhe po hetohet I gjithë rasti