Botë

Dialogu Prishtinë - Beograd, Vuçiq pret surpriza nga takimi në Uashington

29.08.2020 11:14

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur para nisjes për në Uashington...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur para nisjes për në Uashington, ku më 4  shtator do të mbahet takimi me delegacionin e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë për dialogun Prishtinë-Beograd. Vuçiq është deklaruar publikisht se pret surpriza nga ky takim.

“Esenca është se Avdullah Hoti dhe zyrtarët e tjerë thonë se në SHBA po shkojnë për njohje. Ka edhe deklarata jozyrtare të liderëve në regjion se unë duhet të nënshkruaj gjithçka që jipet atje. I kam dëgjyuar me kujdes. Pres surpriza, nuk hezitoj ta them këtë. Dhe po ashtu, do të kërkoj falje nga administrata amerikane nëse një gjë e tillë nuk ndodhë”, ka thënë Vuçiq për “Tv Pink”. 
 
Ai tha se e ka parë agjendën e takimit në Shtëpinë e Bardhë dhe se siç ka thënë ai aty është vetëm një pikë problematike. “Serbia paguan çmimin e veprimeve katastrofale politike që ka bërë në të kaluarën në lidhje me Kosovën”, shtoi ai. 
 
Në takimin mes Kosovës dhe Serbisë i cili u shty për katër shtator në Shtëpinë e Bardhë, delegacioni i Kosovës përfaqësohet me shtatë zyrtarë.