Botë
SHBA, rritet në 14 numri i të vdekurve nga uragani Laura
29.08.2020 11:46
Vazhdojnë të shfaqen përmasat e shkatërrimit të shkaktuar nga uragani Laura...

Vazhdojnë të shfaqen përmasat e shkatërrimit të shkaktuar nga uragani Laura që goditi Luizianën në SHBA. I regjistruar si një nga uraganet më të fortë në Gjirin e Meksikës në jug të SHBA-së, Laura, i cili kaloi në intensitetin e kategorisë 4, ka shkaktuar viktima dhe dëme materiale. Numri i të vdekurve si pasojë e nga stuhisë është rritur në 14 . Pesë persona kanë humbur jetën si rezultat i rënies së pemëve mbi shtëpitë e tyre, kurse një person është mbytur në anije. Tetë persona kanë vdekur nga helmimi me monoksid karboni për shkak të përdorimit të pasigurt të gjeneratorëve.
"Jam I bekuar që kisha po qëndron ende në këmbë. Është një mrekulli. Nëse Zoti nuk do donte që ne të shpëtonim, do e kishte shkatërruar. Ne ishin brenda saj.", tha Lauren Poche, banor i zonës.
Meteorologët paralajmërojnë se Laura, e cila po përparon drejt verilindjes së SHBA-së, mund të shkaktojë rreshje të fuqishme dhe përmbytje në Arkansas, Mississippi, Alabama, Tennessee, Kentucky dhe Illinois, pavarësisht se ka humbur fuqinë dhe është kthyer në një stuhi tropikale.
"Ishte një stuhi e fuqishme që gjeneroi fuqi ciklonike, më e fuqishmja nga gjithë të tjerat të matura në gusht deri tani. Padyshim ishte uragani më I rrezikshëm I sezonit. Presm në të ardhmen të shohim më shumë stuhi të tilla të fuqisme si pasojë e ngrohjes globale. Ky është ligji I fizikës, stuhitë ushqehen nga ujrat e ngrohtë , temperatura më e lartë e ujrave do të shtojë rrezikun e rritjes së përmbytjeve gjatë baticave të larta, kështu është cikli I tyre. Pasojë e kësaj janë stuhitë tropikale gjithjnë e më të fuqishme dhe më shumë rreshje e përmbytje.", tha Clare Nullis, zëdhënëse e Organizatës Botërore të Meteorologjisë.
Uragani Laura shkaktoi dëme serioze në vendet ku kaloi. 600.000 njerëz mbetën pa energji elektrike në Luiziana, Teksas dhe Arkansas. Më shumë se 220.000 kanë mbetur pa ujë dhe riparimet mund të zgjasin me javë.
