Maqedoni

Parashikimi i motit

29.08.2020 12:13

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare kryesisht nga pjesët veriore...

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare kryesisht nga pjesët veriore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 31 deri 36 gradë. UV=8.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët nga jugu. Temperatura minimale do të zbret deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 35 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të vazhdojë periudhë e motit me diell dhe më të ngrohtë me rritje të temperaturave ditore. Veçmas ngrohtë do të jetë të dielën dhe të hënën, ku në pjesën më të madhe të vendit temperaturat do të tejkalojnë 35 gradë Celsius. Nga e marta për disa gradë do të ketë temperatura më të ulëta.