Maqedoni

Filipçe: Virusi është i paparashikueshëm, vjeshta sjell rreziqe

29.08.2020 12:26

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce në një mesazh me video...

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce në një mesazh me video, përkujtoi qytetarët se duhet të jenë të vetëdijshëm se po vjen periudha e vjeshtës, në të cilën duhet të mbrohemi edhe më shumë dhe të jemi më të disiplinuar për të respektuar masat. Siguron se po bëhet gjithçka që duhet për t'u përgatitur për periudhën e vjeshtës.
 
"Duke respektuar masat për mbrojtjen e shëndetit tuaj, mbroni veten dhe të dashurit tuaj, jepni kontribut personal në përpjekjet e profesionistëve shëndetësorë që luftojnë çdo ditë për çdo jetë njerëzore. Unë e di që jeta me virusin është e lodhshme dhe e kuptoj sa e vështirë është që gjërat mund të mos jenë ato që do të donin të ishin. Por kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë. Masat e mbrojtjes personale janë të qarta dhe tashmë shumë të njohura. Dhe ata nuk janë të vështirë për tu respektuar, unë jam i sigurt për këtë. Duhet vetëm pranimi i realitetit dhe besimi se, nëse i përmbahemi atyre vazhdimisht, kjo do të kalojë.”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
 
Filipce premton se Qeveria e re do të drejtojë maksimalisht burimet drejt shëndetit, në mënyrë që të mbështesë profesionistët shëndetësorë dhe të ofrojë shërbime të mira shëndetësore për të gjithë qytetarët.
 
MIGENA GORENCA