Maqedoni
Mësimi në sh.m “M. K. Skllodovska”, Nebiu: Mësimi teorik online, praktika në shkollë
29.08.2020 13:38
Mësimi do të fillojë nga 1 tetori, por si mund të mbahet orë praktike online...

Mësimi do të fillojë nga 1 tetori, por si mund të mbahet orë praktike online në shkollat e mesme profesionale? Nga shkolla e mesme “Maria Kiri Skllodovska” te cila është e njohur për drejtimet deficitare që ofron thonë se mësimi mund të zhvillohet në mënyrë të kombinuar, Drejtori I saj Blerim Nebiut, thotë për TVM 2 se kjo shkollë i plotëson kushtet që praktikën ta realizojë me prenzencë fizike , ndërsa për ligjerata nuk ka mundësi të sigurojë distancën e nevojshme.
"Sa i përket mësimit praktik, shkolla jonë posedon numër të amdh të laboratorëve dhe gjithashtu me hapësirë të madhe. Edhe më herët kam deklaruar se në shkollën tonë mund të reazlizohet mësimi praktik me prezencë fizike të nxënësve, por jo edhe nëpër ku kemi paralele nga 34 nxënës. Shumica e paraleleve nuk kemi hapsir të mjaftueshme për të realizuar mësimin me distancë sipas rekomandimeve. Do të propozoj që të paktën mesimi praktik të realizohet me prezencë fizike.", tha Blerim Nebiu, drejtor i sh.m “Marija Kiri Skllodovska” .
Shkolla e mesme në Saraj, Gjureci: Kemi kushte për mësim në klasa
Drejtori i shkollës mesme në Saraj, Bedri Gjureci thotë se shkolla plotëson kushtet që mësimi të realizohet me prezencë fizike, sepse numri i nxënësve në këtë shkollë është 800 e ka hapërisa të mjaftuesme për të respektuar protokollet mbrojtëse.
"Sa i përket shkollës së mesme në Saraj, ajo i plotëson kushtet meqë është një shkollë e re dhe i takon vendit jashtë qytetit dhe besoj që në bazë të udhëzimeve që do të jepen nga MASH dhe qyteti i Shkupit, ne si shkollë jemi të gtashëm që të fillojmë edhe në mënyrë fizike meqenëse kemi kushte.", tha Bedri Gjureci, drejtor i sh.m. në Saraj.
Shkolla e mesme “Cvetan Dimov”, Duraku: Kemi 1.200 nxënës, mësimi online
Por një komoditet të tillë nuk e ka shkolla e mesme “Cvetan Dimov”. Drejtori i saj Visar Duraku, thotë se numri i nxënësve është teje i madh dhe nuk ka mundesi që mësimi të zhvillohet me prezencë fizike.
“Jemi diku rreth 1200 nxënës. Nuk kemi edhe ne informata se si do të zhvillohet mësimi. Ne rast se bëhet me kombinime kemi mundësi kemi edhe hapsirë, por ne raste se nuk ka ndonjë vendim të tillë atëherë ne nuk mund të mbajmë mësim me prezencë fizike.", tha Visar Durak, drejtor i sh.m “Cvetan Dimov"
Për të hënën Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme ka paraljëmaruar protestë. Ata këmbëngulin që mësimi të zhvillohet me model, sepse mësimi vetëm përmes internetit, nuk ju mundëson nxënësve të fitojnë njohuritë që ju duhen.
REJHANE BUSHI METAJ
