Maqedoni
Tragjedi në “Liqenin e madh” në malin Sharr, mbytet 19-vjeçari nga Dragashi
29.08.2020 14:28
Një 19-vjeçar me iniciale F.A. shtetas i Republikës së Kosovës...

Një 19-vjeçar me iniciale F.A. shtetas i Republikës së Kosovës, ka humbur jetën në një liqen në Kodrën e Diellit në Tetovë, i njohur si “Liqeni i Madh”, në afërsi të vijës kufitare Maqedoni e Veriut-Kosovë.
I riu bashkë me 5 shokë të tjerë, kishin dalë për shëtitje në mal e u futën të lahen në liqen, e ky vendim ka qenë fatal për 19 vjecarin që nuk ka ditur not dhe është mbytur. Ekipet e policisë kufitare në bashkëpunim me Njësitin Special “Tigrat” këtë mëngjes e kanë nxjerrë nga liqeni trupin e pajetë të 19-vjeçarit. Në vendngjarje ka dalë edhe Prokurori Publik, krim-teknika dhe zyrtarët mjeko-ligjorë të cilët e kanë konstatuar vdekjen. Nuk janë konstatuar shenja dhune. Pas obduksionit, kufoma do të dërgohet në Kosovë.
