Maqedoni

VMRO-DPMNE: Qytetarët vuajnë, me rëndësi ministrja Angellovska u bë me banesë

29.08.2020 14:44

VMRO-DPMNE edhe sot ka akuzuar qeverinë, se në një kohë kur qytetarët humbën gjithcka që kishin nga falimentimi i bankës Eurostandard...

VMRO-DPMNE edhe sot ka akuzuar qeverinë, se në një kohë kur qytetarët humbën gjithcka që kishin nga falimentimi i bankës Eurostandard, kur pensionistët nuk e dinë se si do t’i marrin pensionet me të cilat mezi kalojnë muajin, ministrja Angellova arriti të shpëtojë në kohë pasurinë e saj,  madje edhe ta investojë për blerjen e një apartamenti. Asnjë qytetar nuk do të vuante tani nëse Angellovska nuk do mendonte për pasurinë e saj por për fati e tyre , akuzon zëdhënësi i VMRO-DMPNE-së Naum Stiollkovski
 
"Nina Angelovska duhet të përgjigjet nëse kjo pas meje është ndërtesa ku ka një apartament , për blerjen e të cilit i nxori  në kohë paratë nga Banka ‘Eurostandard”, një aferë  me vlerë 200 milion euro?! A është kjo ndërtesa ku ajo bleu apartamentin me paratë që nxorri nga banka , teksa mijëra njerëz i la të humbisnin paratë e tyre?  Nëse Angelovska i mbante në atë bankë paratë që i investoi, para që thotë se i kishte që më herët por i la të paprekura  gjatë kohës kur ishte ministre,  pse nuk e zgjidhi çështjen e banesës në gusht të vitit të kaluar, kur u bë ministre, por priti  qershorin e këtij  viti , kur qeveria  sipas Zoran Zaevit,  kishte informata për situatën dhe fatin e  mundshëm të bankës “Eurostandard”? Nëse Angelovska nuk u përgjigjet pyetjeve dhe institucionet vazhdojnë me sjelljen e tyre të nënshtruar, Maqedonia do të vazhdojë të fundoset në të gjitha parametrat që do të duhej të tregonin  drejtësi dhe sundim të ligjit.", tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.