Botë

Kapriçot e motit, Milano goditet nga stuhi të dhunshme

29.08.2020 15:07

Një stuhi e fuqishme ka goditur Milanon mbrëmjen e së premtes duke shkaktuar dëme të mëdha sidomos në zonën veriore të qytetit...

Erërat kanë qenë aq të forta sa kanë rrëzuar pemë, kanë shkulur billborde dhe catinë e një shtëpie pushimi, nga furia e stuhisë janë shkatërruar dhe automjetete. Skuadrat e zjarrfikësve kanë ndërhyrë në disa situata duke pastruar deri edhe rrugët nga pemët dhe degët e thyera.

 
Parashikimet janë që kjo fazë moti ekstrem të vazhdojë për disa ditë, me rrezik të shtuar stuhish të tjera, përmbytjesh dhe breshëri. Mbrojtja Civile ka lëshuar alarmin portokalli për disa zona, ku parashikohen reshje të dendura shiu, bresher dhe erëra të dhunshme. Temperaturat mund të kenë rënie të fortë deri në 10 gradë. Moti I keq që goditi Lombardinë me  shira të  menjëhershëm e të rrëmbyeshëm I gjeti banorët të papërgatitur.