Maqedoni

Covid-19, 6 të vdekur, 131 raste të reja, 81 të shëruar

29.08.2020 16:33

Gjatë 24 orëve të fundit 6 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19....

Viktimat janë 2 qytetarë nga Shkupi, 63 vjet dhe 80 vjet, dy nga Prilepi 78 vjet dhe 54 vjet, një 65 vjecar nga  Ohri dhe një  82 vjecar nga Shtip. Ministria e Shëndetësisë, informoi se nga 1297 testime të realizuara për të dyshuar të prekur me virusin korona, 131 persona kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre 34 janë në Shkup, 20 në Kumanovë, 12 në Gostivar, 10 në Dellçevë. Qytetet e tjera kanë më pak se 10 të infektuar të rinj.
 
Në 24 orët e fundit Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 81 pacientë të shëruar. Prej tyre, në Shkup -27, Tetovë-11, Shtip-10, Gostivar-9, Strugë e Strumicë nga 5, Vinicë-4, Kërçovë dhe  Dellçevë nga 3, në Dibër, Manastir, Radovish dhe Koçan nga 1 të shëruar. Numri i përgjithshëm i covid të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 14293, numri i pacientëve të shëruar është 11014, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2683.