Botë

Covid-19, 9 të vdekur, 115 raste të reja në Kosovë

29.08.2020 17:38

Janë rikthyer shifrat e larta të fataliteteve nga Covid 19 në Kosovë...

Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
 
Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 466 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 115 raste pozitive. Kryeson  Prishtinë me  41 raste. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 116 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.355.Numri total i rasteve pozitive është 13.215 raste nga 50.223 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 508 raste të vdekjes.