Botë
Covid 19, 4 viktima dhe 84 të infektuar të rinj në Shqipëri
29.08.2020 18:01
Në Shqipëri vërehet ulje e rasteve ditore nga Covid 19 që sot ishin 89....

Në Shqipëri vërehet ulje e rasteve ditore nga Covid 19 që sot ishin 89. Megjithatë u regjistruan 4 viktima. I ulët edhe numri i të shëruave megjithëse pak më i lartë se ai i të infektuarve. 97 persona në 24 orët e fudnit fituan betejën me Covid 19.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 796 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 84 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 69 vjeçar nga Shkodra, 71 vjeçar nga Durrësi, një 77 vjeçar dhe 79 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese. 97 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5020, që nga fillimi i epidemisë. Për të tretën ditë radhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se i rasteve të reja të konfirmuara me COVID19.", thanë nga Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë.
