Botë
Berlin, mijëra vetë në protestë kundër masave Anti-Covid
29.08.2020 18:31
Me mijëra vetë kanë mbushur rrugët e Berlinit për protestën masive kundër masave ndaj pandemisë së virusit korona...

Edhe pse qeveria ndalon grumbullimet e njerëzve, një gjykatë dha leje për mbajtjen e protetsës, e kjo leje detyroi policinë të dërgojë tremijë efektivë për të kontrolluar turmën. Aktivistët përmes rrjeteve sociale u bënë thirrje ndjekësve në mbarë Evropën që t’u bashkëngjiten . Vendimi për ndalimin e protestave u morr pasi demonstruesit në një tubim të fundit nuk kishin mbajtur maska e nuk e kishin respektuar distancimin social.
Vendimi i gjykatës kundështon kështu deklarimet e ministrit të brendshëm, Andreas Geisel, i cili kërkoi që protesta të mos zhvillohej duke ngritur shqetësime lidhur me përhapjen e virusit. Gjermania e ka menaxhuar pandeminë më mirë se shtete të tjera evropiane e kjo falë testimeve rigoroze. Javët e fundit megjithatë, edhe ky vend shënoi rritje të rasteve të reja, ashtu si mjaft shtete të tjera të botës, e kjo ka bërë që autoritetet të marin masa edhe më rigoroze.
