Maqedoni
Parashikimi i motit
30.08.2020 11:19
Moti sot në vend do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë...

Moti sot në vend do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, informon Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 15 deri 19 gradë, ndërsa e ditës prej 32 deri 38 gradë Celsius.
UV indeksi do të jetë 8.
Edhe në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë.
Sipas DPHM, nga e marta temperaturat ditore gradualisht do të shënojnë rënie.
Të enjten dhe të premten pritet zhvillim i vranësirave jostabile me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.
