Maqedoni

Vazhdon debati kuvendor, deri në mesnatë, votohet qeveria e re

30.08.2020 11:49

Deputetët mblidhen sërish mesditen e SOTME...

Diskutojnë programin e qeverisë së re të cilës duhet t’ia japin deri në mesnatë mandatin për të drejtuar vendin Numri i vendeve ministrore në qeverinë e tij është ulur për shtatë dhe tani do të numërojë 19 ministra dhe kryeministri.
 
Deputetët e VMRO-DPMNE, E Majta dhe koalicioni Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa, siç deklaruan paraprakisht, nuk do ta mbështesin qeverinë.
 
Për zgjedhje të qeverisë nevojitet shumicë e thjeshtë, përkatësisht 61 vota, ndërsa koalicioni “Mundemi”i drejtuar nga LSDM, BDI-së dhe PDSH-së, në Kuvend ka shumicë parlamentare prej 62 deputetëve.