Maqedoni
VMRO-DPMNE: Antikorrupsioni të hapë lëndë kundër Nina Angellovskës
30.08.2020 14:40
Opozitarja VMRO-DPMNE kërkon që Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të hapë lëndë kundër kompanisë "Vebspot"...

Opozitarja VMRO-DPMNE kërkon që Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të hapë lëndë kundër kompanisë "Vebspot", e cila sipas tyre është në pronësi të ministres së financave, Nina Angelovska. Zëdhënësi i partisë, Naum Stoilkovski tha se ekzistojnë dyshime serioze se Angelovska ka abuzuar me pozicionin e saj dhe nga buxheti i shtetit, të cilin ishte ngarkuar ta administronte, i pagoi ndihmë shtetërore kompanisë së saj për pagat gjatë epidemisë.
"Ndërmarrja "Vebspot", në pronësi të Angelovskës, më 8 korrik mori 210.909 denarë, më 12 qershor - 224,750 denarë, dhe më 19 maj - 224,750 denarë, si ndihmnë nga masat që synojnë zbutjen e krizës së epidemisë me Kovidit -19, pra gjithsej rreth 600,000 denarë. Ne i bëjmë thirrje KKPK-së që të hapë lëndë për këtë rast. Aktivistët kundër korrupsionit duhet të tregojnë guxim, pavarësisht nëse ka presion mbi ta ose jo. Për Nina Angelovskën duhet të ketë përgjegjësi. Ky është abuzimi i dytë me radhë i Angelovskës, pasi opinion tashmë e di edhe se ajo me kohë tërhoqi 250,000 euro nga banka e falimentuar Eurostandard, një aferë me vlerë 200 milion euro.", tha Naum Stoilkovski, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së.
