Maqedoni

Mësimi online, shkollat presin kuvendin, nxënësit në protesta

30.08.2020 15:06

Mësimi online është një nga sfidat e shumta që shkaktoi pandemia Covid....

Shkollat duhet të fillojnë mësimin më 1 shtator, me prezencë fizike  për nxënësit nga klasa e parë në të tretën, me disa përjashtime. Të tjerët duhet të mësojnë online. Nuk dihet se kur kuvendi do të caktojë seancë për votimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për Arsim Fillor dhe të Mesëm.
 
Nxënësit e shkollave të mesme nuk janë dakord me metodat e mësimit në kohë pandemie, të propozuara nga qeveria, as me shtyrjen e fillimit të vitit shkollor dhe janë ngritur në protesta. Pas gjimnazistëve të Shtipit që protestuan të shtunën, të hënën para Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë, do të protestojnë edhe nxënësit e organizuar nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme. Ata duan rikthim në shkollë me mësim të kombinuar, nëse nuk ka mundësi që çdo ditë të jenë fizikisht të pranishëm në klasë.