Maqedoni
Covid 19, 4 të vdekur, 39 raste të reja, 48 të shëruar
30.08.2020 15:55
Në 24 orët e fundit në vend janë bërë 817 testime dhe janë regjistruar 39 raste të reja me Covid 19....

Në 24 orët e fundit në vend janë bërë 817 testime dhe janë regjistruar 39 raste të reja me Covid 19 në: Gostivar 11, Prilep 8, Shkup 7, Kumanovë 3, nga dy raste janë regjistruar në qytetet e Tetovës Strugës Koçanit dhe Gjevgjelisë, ndërsa vetëm nga 1 rast kemi në qytetin e Kratovës dhe Shën Nikollës. Betejën me Covid 19 kanë brenda 24 orëve kanë humbur 4 persona 2 pacientë nga Kumanova të moshës 43 vjeç dhe 66 dhe dy nga Shkupi të moshës 71 dhe 77 vjeç. Të gjithë keta persona vdiqën në kushte spitalore.
Instituti i Shendetit Publik, brenda 24 orëve regjistroi edhe 48 persona të shëruar këtë herë numri më I madh I të sheruarve janë në Shtip me 21 të shëruar, pastaj radhitet Shkupi dhe Gostivari me nga 6 të shëruar, Kërçova 4, Tetova 3, Koçani dhe Vinic nga 2 ndersa nga 1 në Gjevgjeli, Probishtip, Strugë dhe Manastir. Ne vendin tonë nga fillimi i epidemisë, numri i të infektuarve ka aritur në 14.330 ndersa i të sheruarve 11.062, betejën që kanë humbur është 600 qytetarë dhe aktualisht ka 2668 raste aktive.
