Maqedoni

Veprimi i opozitës, Sherifi: Të pranojnë përgjegjësitë pas zgjedhjeve

30.08.2020 16:15

Liderët opozitar duhet të pranojnë përgjegjësitë e tyre pas zgjedhjeve të 15 korrikut....

Liderët opozitar duhet të pranojnë përgjegjësitë e tyre pas zgjedhjeve të 15 korrikut dhe të veprojnë në përputhje me aktualitetet në vend si në rrafshin e brendshëm por edhe në raport me integrimet. Profesori universitar Isak Sherifi thotë për TVM 2, se sikurse pushteti por edhe opozita do të duhet ti kontribuojnë proceseve të brendshme, ndërfqinjësore por edhe integruese. Sipas Sherifit kjo do fliste për një opozitë të mirëfilltë.
 
“Liderët e opozitës kanë përgjegjësi që pas rangimit si opozitë të zgjedhjeve të 15 korrikut të jenë kompatabil me zhvillimin e ngjarjeve që ndodhin në Maqedoni dhe duhet t’I kontribuojnë proceseve euroatlantike që kanë ngelur, marrëveshja me Bullgarinë të zbatohet në praktikë, pastaj janë një sërë detyrimesh që RMV ka marrë për t’u inkuadruar në familjen e madhe të BE-së dhe mendoj se përgjegjësitë janë tejet adekuate dhe mendoj që opozita, pra dy subjektet politike opozitare që morrën 12 deputetë në këto zgjedhje duhet ti kontribuojnë rrafshit të brendshëm politik dhe rrafshit të jashtëm.”, tha Isak Sherifi, profesor universitar.
 
Sherifi: Pro politikave të brendshme dhe europiane
 
Sipas Sherifit trazirat e brendshme brenda opozitës maqedonase duhet të zgjidhen brenda partisë dhe mos të reflektohen në përmbushjen e interesave strategjike të Maqedonisë së Veriut.
 
“Jo vetëm spektri politik opozitar shqiptar në Maqedoni, por edhe spektri politik maqedon, edhe pse ai maqedon ballafaqohet me destabilitet të brendshëm politik, mendoj që tejkalimet e brendshme nuk kanë të bëjnë me tejkalimin e situatës në të cilën ndodhet Maqedonia, marrëveshjet që duhet të zbatohen në praktikë dhe njëkohësisht detyrimet që rrjedhin nga procesi eurointegrues, pra në familjen e madhe të BE-së.”, tha Sherifi.
 
Brenda VMRO-DPMNE-së është formuar Inicijativë për Ndryshime e cila ka shtruar kërkesën për largimin e kryetarit të partisë Hristijan Mickovski dhe kongres të jashtzakonshëm. Ndërkaq opozita shqiptare në përbërje të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës pasi hapën mundësinë për bojkot të kuvendit si pasojë e rezultateve zgjedhore, i’u kthyen ligjdhënësit.
 
MERALE ISMAILI