Maqedoni

Pagesa e kopshteve, gjatë kohës së pandemisë, disa komuna lirojnë qytetarët, të tjerat ende jo

30.08.2020 16:46

Shumë komuna ende nuk kanë marrë vendim për të liruar nga pagesa mujore...

Shumë komuna ende nuk kanë marrë vendim për të liruar nga pagesa mujore, prindërit që nuk i çuan fëmijët në kopshte e çerdhe gjatë periudhës së pandemisë. Katerina Peshevska nga Shën Nikolla, është një nga nënat që nuk mund të paguajë faturën për fëmijën e saj që e ka mbajtur në shtëpi gjatë gjithë kësaj periudhe. Fatura mujore është 520 denarë, por shumë prindër që jetojnë me pagë minimale ose mbetën pa punë, nuk kanë para as për këtë shumë, e borxhet veçmë po grumbullohen. Peshevksa në rrjetet sociale ka filluar  një peticion online për heqjen e shumës për çerdhet gjatë kohës së pandemis. Rreth  2 mijë prindër e kanë përkrahur. 
 
"Pse ne duhet ti kemi borxh çerdheve kur fëmijët ishin në shtepi. Shteti është ai që shpalli pandeminë e mbylli çerdhet, nuk është faji im që fëmija rri në shtëpi.", tha Katerina Peshevska 
 
Komuna e Shën Nikollës kërkon zgjidhje në nivel republikan. Por disa komuna të tjera tashmë i kanë liruar prindërit nga pagesat e panevojshme. Seicila prej tyre vetë ka vendosur se për sa muaj do të jetë ky lehtësim për prindërit. Komuna e Çairit i ka liruar prindërit për 3 muaj nga pagesa e faturave të kopshteve gjatë kohës kur fëmijët ishin në shtëpi. Diskutohet ende nëse do ketë shtim të këtij afati.
 
"Padyshim që komuna e Çairit  është në dispozicion të mbulojë të gjitha shpenzimet për muaj të caktuar në gjendje të jashtëzakonshme dhe perkrahja jone institucionale në drejtim të ndihmës së familjeve, posacerisht në këtë periudhe nuk do të mungojë. Në rast se paraqitet nevoja për miratimin e një vendimi të ri pë muajt në vijim pa dyshim, këshilltarët do të shprehin gadishmëri.", tha Kreshnik Alla, zëdhënës i Komunës së Çarit.
 
Komuna e Gazi Babës ndërkohë  i ka hequr faturat që nga janari. Sigurisht që ky vendim ka gëzuar prindërit.
 
"Deri në përfundim të  tetorit, komuna do të kishte shpenzime rreth 5 milion denarë, të cilat do të duhej t’i paguanin prinderit. U dolëm në ndihmë sepe jemi në një pandemi dhe krizë botërore dhe ne këtë mënyrë duam t’ju ndihmojmë prindërve që kanë fëmijë në dy cerdhet e komunës sonë.", tha Boris Georgievski, kryetar i Komunës së Gazibabës.
 
"Prinderit janë të liruar nga pagesat  për rreth 3500 denarë. Ky është lehtësim i madh sepse realisht askush nuk e di sa do zgjasë kjo situatë.", tha një prind. 
 
Por vetëm Çairi, Gazibaba, Gjorgje Petrovi, Kumanova, Shtipi, Koçani, Velesi, Prilepi dhe Ohri, kanë marë vendim që të lirojnë prindërit nga pagesa. Në komunat tjera prindërit ende duhet të paguajnë kopshtet, edhe pse fëmijët nuk kanë qenë asnjë ditë brenda tyre.  
 
HAMIDE EMINI