Maqedoni

Ivanovska: Deklarim të pasurisë për çdo qytetar

30.08.2020 17:23

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit....

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, nga përbërja e re parlamentare do të kërkojë që të miratohet ligj për deklarimin e prejardhjes së pasurisë për të gjithë qytetarët dhe jo vetëm të zgjedhurit dhe të emëruarit në funksione publike. Nevoja për miratimin e një ligji të tillë sipas kryetares së Antikorrupcionit Biljana Ivanovska thotë se është manipulimi me pasurinë derisa janë në funkcione publike.
 
"Derisa janë në funksion, pasurinë mund t’ia kalojnë dikujt tjetër që është larg funksioneve dhe pas përfundimit të funksionit ta kthejnë pasurinë në emrin e tyre. Aq më tepër që me ligjet tona të zgjedhurit pas përfundimit të mandatit të tyre më nuk janë lëndë e mbykqyrjes nga Antikorrupsioni. Duam që të miratohet ligj në mënyrë që çdo qytetarë gjatë regjistrimit në Kadastër të japë sqarim se prej ku i paratë. Edhe për dhuratë duhet të dihet prejt kujt është pra nga rrjedh gjeneza e parave, prej ku i ka marrë paratë ai që e ka dhuruar.", tha Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK-së.
 
Ivanovska thotë për TVM, se në bashkëpunim me sektorin civil kanë hapur edhe çështjen e diskrecionit e cila sipas saj keqpërdoret dhe kërkon zgjidhje urgjente.
 
"Mandatin tonë ne e filluam me hapjen e rasteve për nepotizëm e që përbën keqpërdorim klasik të diskrecionit të strukturave udhëheqëse. Konsiderojmë se ka një numër ligjesh që favorizojnë këtë të drejtë. Të rinjtë të edukuar po ikin nga vendi dhe në vend se këtu, po kontribojnë atje, sepse nuk janë të kënaqur me mënyrën e vlersimit të diturisë së tyre dhe mundsisë për t’u punësuar Konsiderojmë se kjo përbën një prioritet që duhet zgjidhur sa më shpejtë.", tha Ivanovska.
 
Luftën kundër korrupsionit të gjitha partitë e kishin lartë në agjendat e tyre gjatë fushatës prandaj Ivanovska beson se do të gjejnë zgjidhje për këto çështje nëse ka vullnet politik.
 
NAIM RAMADANI