Ekonomi

Kriza Covid 19, Fetai: Nevoitet prolongim i afateve të kredive

30.08.2020 17:40

Në kushte kur po vazhdon pandemia COVID 19...

Në kushte kur po vazhdon pandemia COVID 19, që me vete sjell implikime financiare dhe ekonomike, bankat po mendojnë që të prolongojnë kreditë edhe për gjashtë muaj. 
 
“Në mënyrë të vazhdueshme i ndjekim zhvillimet e ngjarjeve dhe pastaj, gjithsesi, jemi të përgaditur t’i rregullojmë politikat dhe në kohë të reagojmë në pajtueshmëri me kompetencat tona. Në rrjedhë janë analiza, në bazë të së cilave së shpejti do të marrim qëndrim në lidhje me këtë çështje, duke marrë parasysh nevojat e qytetarëve por edhe stabilitetin e sistemit bankar”, thonë nga BPRM 
 
Profesori universitar Besnik Fetai vlerëson se duhet të ketë edhe një shtyrje të afateve të kredive. Edhe pse një praktikë e prolongimeve të shpeshta ndikon negativisht në efikasitetin e sektorit privat, megjithatë në kushte të krizave një gjë e tillë është e domosdoshme, vlerëson Fetai. 
 
“Nëse pëson sektori real sikurse që është duke pësuar, ajo me automatizëm, për shkak të lidhjes që ekziston në mes të sektorit financiar, respektivisht sektorit bankar, do të shkaktonte menjëherë efekte negative drejt sistemit financiar Ashtu që derisa këtë krizë të pandemisë që e përjeton sektori real ekonomik duhet të prolongohen kreditë.”, tha Besnik Fetai, profesor universitar.
 
Fetai thekson se sektori bankar nuk do të ketë humbje për shkak të prolongimeve, për shkak se nuk po falin kredi. Ai madje beson që shumica e bankave do ta përfundojnë vitin me fitim. Megjithatë ai apelon që prolongimi i kredive të mos bëhet shprehi, por të ketë prolongime vetëm derisa zgjat kriza. 
 
"Pse them se kjo nuk do të duhet të bëhet si ekperiencë që duhet t vazhdojë, për arsye së në atë rast sektori real kur e dinë që kredi do ti vazhdohet, ajo nuk ka ndonjë nxitje që të mundohen të punojmë më tepër dhe të shtojnë produktivitetin e tyre.”, tha Fetai.
 
Vendimi për prolongim të pagesës së kredive për qytetarët për gjashtë muaj, u soll në prill të këtij viti.  Këtë mundësi nuk e kanë shfrytëzuar rreth 40% të qytetarëve tregojnë analizat e bankave. 
 
ERSAN PAJAZITI