Maqedoni

Kuvend, debat me fjalor reklamash, përplasje grushtesh

30.08.2020 17:58

Debatit nuk i munguan as reklamat. VMRO e cilësoi pushtetin...

Debatit nuk i munguan as reklamat. VMRO e cilësoi pushtetin, qeveri top shop, Mandatari ua ktheu me të njejtën monedhë “opozitë Dormeo “
 
"Do të donim kështu t’i shihnim dhe e t’i disukotnim premtimet nga i ashtuquajturi “top shop mandatar” pasi ai gjithmonë mundet më shumë, ai gjithmonë ofron dhe nuk ndalet. Para disa viteve premtoi 30 mijë denarë rrogë, por kjo nuk ishte gjitha. Në këtë program premtohet 34 mijë dhe kjo është mirë por do të ishte e shkëlqyer nëse do të merrnin njëherë 30 mijët e premtuar paraprakisht.", tha Igor Janushev, deputet i VMRO-DPMNE-së.
 
"Z. Janushev ndoshta e keni rëndë ta mendoni se edhe 4 vite do jeni opozitë, s’ka “Top Shop qeveri” , por do ketë “Opozitë Dormeo” për shkak se flinit kur merreshin  vendimet e mëdha për shtetin, kur zgjidheshin  çështjet mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe bashkësive më të vogla entike, nuk kishit qëndrim, kur zgjidheshin problemet  problemet me Greqinë e Bullgarinë dhe flinit kur zgjidheshin problemet  që detyruan qytetarët tanë të largohen nga vendi.", tha Zoran Zaev, mandatar.
 
Nuk munguan as ofendimet, as përplasjet e grushtit në foltore e ftesat ironike për rrahje, nëse opozita e ka mendjen ta bëjë një gjë të tillë sërish.
 
"Parashikimi është se, jo vetëm që dëshironi ta plaçkisni, por doni edhe ta zhdukni. Por nuk do jua lejojmë dhe për ju pasojnë ditët më të rënda derisa jeni në pushtet. Këtë ua premtojmë. Të  jeni të përgatitur për “ferr politik”, atë ua premtoj.", tha Igor Janushev, deputet i VMRO-DPMNE-së.
 
"Mos duartokisni, nuk keni arsye të godisni foltoren. Nuk keni të drejtë të godisni. Vazhdoni shfrytëzoni të drejtën tuaj në mënyrën dhe me të njejtat këshilla që ua kam dhënë paraardhësve tuaj këtu. Do t’i kuptoni pas 4 viteve ato këshilla. Në cilin paralament ka të goditura në foltore, përse goditje?
Gjithkund ka... 
Epo kështu gjithkund ka edhe rrahje në kuvend,  e hajdeni tani të rrihmi edhe ne, se paska gjithkund rrahje, po mosni ashtu.", tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
 
ZEKIRJA MEXHITI