Kulturë

Vera kulturore në Strugë dhe Ohër, qytetarët: Pandemia shkaktoi mangësi në kulturë

30.08.2020 18:16

Sikurse në ekonomi dhe turizëm, pandemia ka ndikuar edhe në verën kulturore të Strugës dhe Ohrit...

Sikurse në ekonomi dhe turizëm, pandemia ka ndikuar edhe në verën kulturore të Strugës dhe Ohrit, duke shkaktuar mangësi tek evenimentet kulturore tradicionale të këtyre qyteteve. Qytetarët e Strugës për TVM2 thanë se kultura është një pjesë e rëndësishme e përditshmërisë sonë, sidomos gjatë pandemisë, por për shkak të protokolleve të rrepta, evenimentet kulturore u mbajtën me programe të reduktuara.
 
“Si në çdo gjë tjetër besoj që ka ndikuar, pavarësisht që kultura duket sikur është luksi I fundit në këto moment ku njerëzit janë duke menduar si ta shtyjnë muajin, mendoj që siç u kuptua edhe nga shtete perëndimore shumë të fuqishme si Gjermania, ku u bë një sondazh, për hapjen apo jot ë kinemave dhe teatrove dhe u votua me të madhe që duhen hapur, mendoj që kultura është shumë e rëndësishme që njerëzit ta kalojnë sa më lehtë këtë pandemi të stërzgjatur.”...
 
“Siç ka ndikuar në çdo gjë tjetër, ka ndikuar edhe në evenimentet kulturore, por gjithsesi ato janë mbajtur, edhe pse të reduktuara, psh Këngë Jeho ishte 3 vjet, simjet u mbajt një natë.”...
 
“Ka ndikuar tepër, saqë të gjitha u zhvilluan në mangësi, psh në Këngët Jeho që është tradicionale, u mbajt vetëm një ditë edhe at shumë pak, përsa I përket mbrëmjes së poezive nuk kam njoftim a ishte në rregull, por besoj se edhe atje ka pas mangësi dhe në përgjithësi aspekti kulturor ka ngecur këtë vit, ka qenë viti më I mbrapsht për rrethin e Strugës.”...
 
“Për momentin jo, ka pas koncerte edhe në Strugë janë mbajtur.”, thanë qytetarët.
 
Në të shumtën e evenimenteve që u realizuan, masat dhe protokollet u respektuan, duke mbajtur maska dhe distancën fizike për të shmangur përhapjen e virusit,  megjithatë kishte edhe disa grumbullime të qytetarëve.
 
“Nuk besoj se është e ekzagjeruar në pika që le të themi e kanë rrezikuar fuqishëm punën e infektimeve në këtë qytet.”...
 
“Ka pas grubmullime, njerëzit nuk e kanë respektuar shumë distancën fizike, por ka pas edhe evenimente ku ka qenë me karriket që kan pas çdo dy metra distance dhe ata distanca ka qenë në rregull.”...
 
“Jo ka pas distance, ndërmjet, janë respektuar.”, thanë qytetarët.
 
Edhe në qytetin e Ohrit një pjesë e evenimenteve kulturore kryesore siç është festivali Vera e Ohrit, u realizua, megjithatë, disa prej tyre u anuluan për shkak të pandemisë. Në Strugë, që nga mbrëmja e kaluar ka filluar festivali I poezisë “Mbrëmjet strugane të poezisë”, por me protokolle të rrepta dhe me program dhe publik të reduktuar.
 
ILMIJE ZHAKU