Botë
Covid 19, 8 të vdekur, 119 infektime të reja në Kosovë
30.08.2020 18:26
Numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë vijon të jetë i lartë...
Numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë vijon të jetë i lartë.
Vetëm në 24 orët e fundit, 8 persona kanë ndërruar jetë pasi ishin prekur nga Covid-19. Ndërkohë që janë kryer 460 testime, nga të cilat 119 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona. Deri tani në Kosovë kanë rezultuar pozitivë 13,334 persona nga 50,683 teste të kryera. Luftën me virusin e kanë humbur 516 qytetarë.
