Botë

Covid 19, 5 viktima dhe 101 raste të reja në Shqipëri

30.08.2020 18:34

5 viktima dhe 101 raste të reja u regjistruan në në Shqipëri në 24 orët e fundit...

5 viktima dhe 101 raste të reja u regjistruan në  në Shqipëri në 24 orët e fundit. Për të 4 ditë radhazi numri i të shëruarve është më i lartë se i të infektuarve e sot arriti në  119.

"Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 803 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 101 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 62 vjeçar nga Gjirokastra, një 66 vjeçar nga Burreli, 72 vjeçar nga Elbasani, një 87 vjeçar dhe një 92 vjeçare nga Tirana. 119 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5139, që nga fillimi i epidemisë.", tha Rovena Daja, Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë.