Botë

Plotësohet kuota, Greqia mbyll sërisht kufirin në Kapshticë

30.08.2020 18:48

Vijon të jetë e trazuar situata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës....

Vijon të jetë e trazuar situata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ku sërish dhjetëra emigrant kanë mbetur në territorin shqiptar për shkak të plotësimit të kuotës prej 300 personash, që pala greke ka marrë përsipër të kalojë çdo ditë në territorin e saj. Ky numër është plotësuar që në orën 8 të mëngjesit, për shkak edhe të radhëve që ishin krijuar që prej së shtunës, pikërisht për të njëjtën arsye.  
 
Emigrantët thonë se nuk kanë ku të qëndrojnë dhe se duhet të kalojnë sa më shpejt pasi u skadon afati i tamponit. Ata do të detyrohen ta bëjnë sërish të njejtin, ndërsa shpenzim i madh për ta është edhe transporti, nga Kapshtica në Tiranë.
 
Radhët në Kapshticë vijnë pak kohë pas atyre të Kakavijës, ku pala greke miratoi një kuotë ditore prej 750 personash në ditë. Përfundimi I pushimeve për emigrantët ka sjellë edhe një fuks të tyre në pikat kufitare, që I kalojnë kuotat e vendosura nga pala greke për pikat kuftare në fjalë.