Botë
Qindra emigrantë në Lampeduza, komuna: E papërballueshme, të reagojë qeveria
30.08.2020 19:25
“Situata në Lampeduza është e papërballueshme”....

“Situata në Lampeduza është e papërballueshme”. Me këto fjalë, kryebashkiaku i ishullit italian i kërkoi qeverisë të reagojë menjëherë ndaj fluksit të emigrantëve në vend, në të kundërtën paralajmëron grevë të përgjithshme.
Paralajmërimi vjen pas zbarkimit të rreth 370 emigrantëve mbrëmjen e së shtunës. 500 emigrantë të tjerë kishin mbërritur gjatë 24 orëve me rreth 30 varka më të vogla, e kjo ka nxitur alarmin për një emergjencë të re dhe ka nxjerrë në protesta banorët e ishullit. Ata thonë se janë të lodhur nga kjo situate dhe kërkojnë riatdhesimin e menjëhershëm të emigrantëve. Shumë prej të zbarkuarve u shpëtuan nga anija “Louise Michel”, e financuar nga artisti britanik Banksi. Agjencia e OKB për refugjatët kërkon që emigrantët e ardhur nga Afrika të lejohen të zbarkojnë në mënyrë të sigurt në breg.
