“Skupi festival 2014”, sjell në skenë shfaqe teatrore cilësore

01.11.2014 15:50

Filloi mbreme Festivali Ndërkombëtar i teatrit , “Skupi Festival 2014”. Ne skenen e festivalit, deri me 6 nentor, do të ngjiten 7 shfaqe teatrore nga 7 vende të ndryshme të botës......

“Skupi festival” edhe sivjet,  për një javë rresht do të jetë skena e shfaqeve cilësore nga më shumë vende të botës, një arenë ballafaqimi i zhanreve të ndryshme teatrore.

Aktorët do të sjellin në skenë përmes lojës së tyre, problemet aktuale, sociale, politike deri të problemet personale. Vetë organizatorët e këtij festivali janë shumë të kënaqur me përzgjedhjen .

“Festivali ka karakter garues , kemi te ftuar shfaqe nga Rusia e largët Zvicra, Gjermania ,Kroacia , Sllovenia , Bullgaria, Turqia, Shqipria dhe Rumania.Këtë vit besoj që kemi bërë një përzgjedhje fantastike dmthn. ekipi i selektimit te festivale dhe bashkuntorët që i kemi jasht në Gjermani , Itali dhe Turqi kan zgjedhur shfaqet  më të mira besoj për festivalin tonë” – tha – drejtori i Festivalit, Muzbajdin Qamili.

Festivali u hap me shfaqjen  “Të gjithë zogjtë janë atje”,  një  koproduksion i Teatrit “Shllahtaus” të Zvicrës  dhe  Teatrit “Pokolenij” nga Sankt Peterburgu .

Nesër mbrëma në skenë do të ngjiten aktorët e teatrit lëvizës nga Shqipëria me shfaqen “ Perëndimi i vërtetë “ por në kuadër të këtij festivali të gjithë ju do të keni mundësi të ndiqni edhe një shfaqe e cila premierën e saj do ta shijojë pikërisht me spektatorin e Maqedonisë. (Ardita Imeri, TVM2)