Maqedoni
Rasti “Monstra”, vazhdon gjykimi me prezantimin e dëshmitarëve
31.08.2020 10:48
Sot në Gjykatën Penale do të vazhdojë procesi gjyqësor për rastin “Monstra” me prezantimin e dëshmitarëve nga prokuroria....

Në seancën e fundit dëshmi dha shefi i sektorit për ekspertizë në vendin e ngjarjes pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dëshmia e tij kishte lidhje me dëshmitarin lidhur me gjetjen e automobilit “Opel Omega” për të cilin në aktakuzë thuhet se është shfrytëzuar nga ana e të pandehurve të cilët e kanë kryer vrasjen e më 12 prill në Liqenin e Smillkovës. Ai tha se për lidhjen e tij të mundshme me rastin, kishte mësuar nga eprori. Kjo për mbrojtjen është provë se makina nuk ka lidhje me ngjarjen e me të akuzuarit.
Për vrasjen makabre të 4 të rinjve dhe një peshkatari në prill të vitit 2012 akuzohen Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq (që janë në arrati) dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.Gjykimin për këtë lëndë e udhëheqin gjykatësit Ognen Stavrev dhe Osman Shabani akuzën e përfaqësojnë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.
