Maqedoni
Ndërprerje e përkohshme e komunikacionit në aksin Preskë-fshati Vërbjan nga ora 12 deri në orën 15
31.08.2020 12:33
Në aksin rrugor Kërçovë-Ohër më saktë në pjesën Preskë – fshati Vërbjan...

Në aksin rrugor Kërçovë-Ohër më saktë në pjesën Preskë – fshati Vërbjan sot nga ora 12 deri në orën 15, komunikacioni do të ndërpritet në periudhë prej 15 deri 20 minuta për shkak aktiviteteve ndërtimore në rrugë.
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë sot në mëngjes informon se në akset tjera rrugore në vend komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të thata.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata, përveç në Qafë Thanë ku ka rritje të frekuentimit, ndërsa pritjet janë rreth 30 minuta.
