Botë

Afrikë, numri i rasteve me Covid-19 tejkalon 1.25 milionë

31.08.2020 13:11

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.250.375 numri i rasteve me COVID-19....

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.250.375 numri i rasteve me COVID-19. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 8.463 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.250.375 numrin e rasteve ndërsa me 161 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 29.633.
 
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 14.028 ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.399 dhe në Algjeri 1.501 vdekje. Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 625.056 raste, Egjipti me 98.727 dhe Maroku me 61.399 raste. Numri i të shëruarve në Afrikë është 979.996.