Maqedoni
Osmani: Nder dhe përgjegjësi të jesh shqiptari i parë që udhëheq MPJ-në
31.08.2020 13:32
Bujar Osmani që në qeverinë e re do të mbajë postin e Ministrit të Punëve të Jashtme...

Bujar Osmani që në qeverinë e re do të mbajë postin e Ministrit të Punëve të Jashtme, thotë se është nder dhe përgjegjësi që është shqiptar i parë udhëheqës i MPJ-së.
“Sot shënojmë edhe një pjesë të historisë sonë të re! Nga ky moment, me këtë betim, unë marr detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si shqiptari i parë që vjen në këtë pozitë. Sigurisht që është një sukses i madh me të cilin thyejmë stereotipet e ngurtësuara, por gjithashtu një përgjegjësi shtesë për mua që të justifikoj këtë besim, duke punuar sinqerisht dhe me përkushtim ndaj interesave tona të përbashkëta: anëtarësimi në Bashkimin Evropian, thellimi i marrëdhënieve me partnerët tanë strategjik SHBA-të dhe aleatët e tjerë të NATO-s, kultivimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe përfaqësimi dinjitoz i Republikës së Maqedonisë së Veriut në botë. Na qoftë me fat!”, shkruan Osmani në profilin e tij në FB.
