Maqedoni

Zhbogar: Duhet unitet për rrugën drejt BE-së

31.08.2020 13:55

Ambasadori i BE në vend, Samuel Zbogar dërgoi urime për zgjedhjet...

Ambasadori i BE në vend, Samuel Zbogar dërgoi urime për zgjedhjet për anëtarët e qeverisë së re dhe kryeministrin Zoran Zaev.
 
 “Urime Zoran Zaevit dhe anëtarëve të qeverisë. U uroj atyre suksese në realizimin e programit ambicioz të reformave, në interes të qytetarëve dhe në favor të rrugës së RMV-së drejt Bashkimit Europian. Uniteti i të gjithë palëve të interesuara në shoqëri është i nevojshëm për të ecur me shpejtësi axhendën e BE-së," shkroi euroambasadori Zhbogar në Tuitter.