Maqedoni

Ndryshime në Ministrinë e Kulturës, Stefoska mori postin nga ish ministri Ismaili

31.08.2020 14:58

Ministrja e re e Kulturës, Irena Stefoska, sot zyrtarisht e mori funksionin duke potencuar si detyrë parësore...

Ministrja e re e Kulturës, Irena Stefoska, sot zyrtarisht e mori funksionin duke potencuar si detyrë parësore, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Ish ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, theksoi se funksioni e dorëzon në duart të sigurta, dhe se shpreson se ministrja e re në mënyrë më të mirë të mundshme do të përballet me sfidat që e presin gjatë mandatit.
 
Theksoi arritjet në Ministrinë e Kulturës gjatë mandatit të tij veçanërisht miratimin e Ligjit për Kulturë i cili tani do të jetë në procedurë parlamentare dhe më e rëndësishmja, nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive.