Ademi: Komision për tekstet kontestuese në libra

01.11.2014 15:54

Në pyetjen e gazetarëve se në një libër të shkollës fillore ka tekst që nxisit urrejtje ndëretnike, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdylaqim Ademi theksoi se, jo vetëm ai tekst, por ka edhe tekste të tjera të cilat janë të kontestueshme për të cilat në opinion ka reagime............

Ai tha se ka formuar grupë të punës dhe nëse konstatohet se tekstet  janë kontraverze do të formohet komision  i cili do të vendosë  nëse do të tërhiqen ose do të kemi procedurë të re për tekst të ri.

“Sa  i takon tekstit në fjalë unë kam formuar një procedurë në bazët të ligjit e cila nënkupton shqyrtimin e të njejtës, formiminin e një komisioni dhe terheqjen e të njejtës nga qarkullimi, sigurisht që nuk është vetëm ky tekst kontestues që do të duhet menjëherë të shqyrtohen, sepse shkakotojnë huti, shkaktojnë ndonjëherë edhe keqkuptime, shkaktojnë edhe tensione të panevojshme dhe shkolla nuk e ka misionin për të shkaktuar  kësillojë fenomenesh, por shkolla ka misionin për të krijuar  njërëz të arsimuar dhe njërëz rqë do të udhëheqin me të ardhmen” – tha ministri i arsimit dhe shkencës, Abdylaqim Ademi.

Ndërkohë se a do të ketë apo jo maturë shtetërore edhe në Univerzitet ministri Ademi tha se janë duke i shqytuar të gjithë opsionet , dhe përvoja nga shtetet e tjera, dhe kur do të kenë një dokument konkret ata do të  njftojnë universitetet, studentet dhe publikun.

Ministri Ademi përshëndeti edhe realizimin e projektit "Së bashku ndërtojmë ura" duke theksuar se nxënësit e bashkësive të ndryshme  përmes këtij projekti  më mirë do të njihen midis tyre, ndërsa kjo do të kontribujë  në ndërtimin e një të ardhme më të shëndetshme në Maqedoni.

“Porosia  ime është që ne të respektojmë në rradhë të parë vetveten, të respektojnë njëritjetrin, dhe duke respektuar njëritjetrin  do të ndertojmë një të ardhme më të mirë të përbashkët” - tha ministri i arsimit dhe shkencës, Abdylaqim Ademi.

Projekti  "Ndërtojmë ura" është iniciativë e përbashët e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Abasadës zvicerane dhe Misionit të OSBE-së në Shkup. Fondi ofron grante për shkolla, nxënës dhe profesorë për aktivitete të përbashkëta midis komuniteteve të ndryshme. (Rina Turkeshi – Saiti, TVM2)