Maqedoni
Dorëzim-pranim posti në MPB, Spasovski premton vazhdim të reformave në MPB
31.08.2020 15:39
Ish kryeministri teknik, Oliver Spasovski, u rikthye në Ministrinë e Brendshme...

Ish kryeministri teknik, Oliver Spasovski, u rikthye në Ministrinë e Brendshme, ku pranoi funksionin e ministrit të brendshëm nga ministri aktual, Agim Nuhiu.
Spasovski e falënderoi Nuhiun për angazhimin e deritanishëm në ministri dhe njoftoi vazhdimin e reformave që filluan në mandatin e tij të mëparshëm si ministër i brendshëm, si dhe vazhdimësinë e pajisjes së pjesëtarëve të policisë, me qëllim të përmirësimit të punës së saj në shërbim të qytetarëve.
