Bekteshi: Mbështetje për biznesin, investime në energjetikë

31.08.2020 15:41

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi....

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili do të kryejë të njëjtin funksion edhe në qeverinë e re, premtoi transformimin e ekonomisë, përmirësim të klimën e biznesit dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.

Informoi edhe për masat e marra për të kapërcyer pasojat e krizës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga Covid-19.

“Deri më tani janë përdorur mbi 25 mijë kuponë turizmi nga gjithsej mbi 100,000 që janë dhënë. Në thirrjen publike për mbështetje financiare për të mbështetur konkurrencën, mbi 800 kompani kanë aplikuar dhe do të marrin mbështetje nga shteti deri në fund të shtatorit. Njëkohësisht do të ndihmojmë edhe sektorin e gastronomisë, që ishte tërësisht i mbyllur gjatë kësaj periudhe.”,- tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Bekteshi iu referua edhe mandatit të kaluar si ministër, duke theksuar se janë bërë ndryshime thelbësore, për të ruajtur çdo vend pune dhe për të siguruar kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët.

“Miratuam Ligjin për Mbështetje Financiare të Investimeve, ku vetëm në dy vitet e kaluara kemi marrëveshjet e nënshkruara për ndihmë me 270 kompani, një  investim total sipas planit të biznesit prej 420 milion euro.”,- theksoi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Edhe në qeverinë e re, një ndër fokuset kryesore të Ministrisë së Ekonomisë do të jetë energjetika. E kur flitet për këtë sektor, nuk kishte si të mungonte pyetja për protestat e qytetarëve për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, në të cilën Bekteshi u përgjigj se është në kompetenca të KRRE-së.

“Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, të ankohen. Ne do të bëjmë përpjekje maksimale në kuadër të kompetencave që të ndikojmë që Rregullatori Energjetik dhe kompanitë energjetike të zvogëlojnë harxhimet, e kështu të ndikojnë në zbritjen e çmimit të energjisë elektrike.”,- u shpreh ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Bekteshi përmendi ndër të arriturat, marrëveshjet për ndërtimin e  termocentraleve fotovoltaike, por edhe subvencionet për 2.365 familje për kolektorët diellorë, subvencionet për 3.853 familje për zëvendësimin e dritareve, subvencionet për  6228 milion familje për blerjen e sobave me peleta. (Sedat Selimi, TVM2)