Maqedoni
Ndërkombëtarët përgëzojnë qeverinë e re, përkujtojnë angazhimin për reformat e premtuara
31.08.2020 15:56
Reformat dhe angazhim për integrim, Bashkimi Evropian e përgëzoi por edhe e përkujton qeverinë...

Reformat dhe angazhim për integrim, Bashkimi Evropian e përgëzoi por edhe e përkujton qeverinë e re për detyrimet që duhet t’i përmbushë. Komisionieri për Zgjerim, Oliver Varhej, theksoi se mezi pret të punojë me qeverinë e re të kryeministrit, Zoran Zaev, për reformat e nevojshme për integrimin evropian.
“Është e rëndësishme që të gjitha forcat në shoqëri të punojnë së bashku për këtë qëllim për të bërë përparim në rrugën për në BE.”,- tha komisioneri për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhej.
Edhe euroambasadori Zhbogar thotë se është e nevojshme një bashkim për të gjithë palët e interesuara për të përmbushur një agjendë ambicioze të reformave. Nga Ambasada e SHBA-ve përkujtojnë se duhet ofruar në pjesën e sundimit të drejtësisë.
“Si mik dhe partner, pres bashkëpunim me qeverinë për të bërë përparim të vazhdueshëm në lidhje me qëllimet reformuese të BE-së dhe një angazhim të vendosur për sundimin e ligjit.”,- theksoi ambasadorja në RMV, Kate Brnz.
Në një linjë të ngjashme edhe raportuesi i vendit në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyçuk, i cili shprehu kënaqësi për formimin e shpejtë të një qeverie të re duke përkujtuar në atë që vetë kryeministri tha, vazhdim të reformave në rrugën drejt BE-së dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Unë besoj se një nga detyrat e para të qeverisë së re është të përgatisë një udhërrëfyes për hyrjen në Bashkimin Evropian bazuar në një konsensus të gjerë politik. Ndërkohë, Këshilli i Bashkimit Evropian duhet të miratojë tekstin përfundimtar të kornizës së bisedimeve në mënyrë që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt që të jetë e mundur.”,- theksoi raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ilhan Kucuk.
Kreu i Parlamentit Evropian, David Sassoli, i kërkoi vendit të vazhdojë përparimin e tij të mirë. Komisioneri aktual për politikën buxhetore dhe ish-komisioneri i BE-së për zgjerimin, Johanes Han, përkujtoi se në interes të vendit, qytetarëve dhe përsëri si model për të gjithë rajonin, është e rëndësishme të krijohet një atmosferë konstruktive midis faktorëve politik kur bëhet fjalë për realizimin e qëllimeve evropiane. Urime për zgjedhjen e qeverisë së re kishte edhe nga vendet në rajon.
SEDAT SELIMI
