Sindikata e Pavarur e Policisë: Marrëveshje e re kolektive dhe sistematizim i ri
Që në ditën e parë të punës, ministri Spasovski mori kërkesat e para nga Sindikata e Pavarur e Policisë...

Që në ditën e parë të punës, ministri Spasovski mori kërkesat e para nga Sindikata e Pavarur e Policisë. Ata kërkojnë nënshkrimin e një marrëveshjeje të re kolektive, pasi sipas tyre, marrëveshja aktuale lejon manipulime.
Gjithashtu kërkuan brenda 100 ditëve, miratimin e ligjit që do të mundësonte punësimin e rreth 700 punonjësve në Ministrinë e Brendshme të cilët, sipas tyre, kanë vazhduar përvojën e tyre të punës për vite me radhë dhe nuk pranojnë të dalin në pension duke ua zënë vendin të rinjve.
“Në 100 ditët e para, është e nevojshme të zgjidhet çështja e marrëveshjes kolektive, për të cilën SPP paraqiti një propozim në 2017 dhe ne nuk lëvizim nga ai propozim. Ne kërkojmë në 100 ditët e ardhshme edhe një sistematizim të ri europian, në të cilin më në fund do të dihet se për cilin pozicion pune, çfarë lloj arsimimi nevojitet, si dhe të formohet një Komision që do të rishikojë ligjshmërinë e numrit të madh të vendimeve, të shpërndara për oficerët e policisë në NJRSH dhe Njësinë Speciale.”,- tha kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Dellçev Todev.
