Mariçiq në krye të drejtësisë, premton luftë kundër korrupsionit të lartë
Pastrim dhe depolitizim efikas dhe objektiv të gjyqësorit...

Pastrim dhe depolitizim efikas dhe objektiv të gjyqësorit dhe prokurorisë në njëqind ditët e para të mandatit, paralajmëroi ministri i ri i drejtësisë, Bojan Mariçiq, teksa mori postin nga ministrja e deritanishme, Renata Deskoska. Njoftoi për monitorim të lëndëve të korrupsion të lartë nga BE-ja dhe azhurnimin e sistemit AKMIS.
“Në bashkëpunim me bashkëpunohet evropianë në lëndët e korrupsionit të lartë do të kemi monitorimin e BE-së, si garanci për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, mbështetje financiare për rritjen e numrit të bashkëpunëtorëve për secilin gjyqtar dhe prokuror publik, uljen e tarifës gjyqësore, si dhe azhurnimin e sistemit AKMIS. Jam i sigurt që është koha për hapa vendimtarë, për depolitizimin dhe pastrimin e gjyqësorit, është koha për një luftë pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit.”,- tha ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq.
Një nga premtimet kryesore të ministrit të ri të drejtësisë, Mariçiq, është fillimi dhe zbatimi i suksesshëm i negociatave të anëtarësimit me BE në lidhje me Kapitullin 23 - Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore dhe pjesa e Kapitullit 24 - Drejtësia, Liria dhe Siguria. Deskoska pret që ministri i ri të jetë motorika e reformave në fushën e drejtësisë. (Sanije Duraku, TVM2)
